EMA njofton të premten nëse e ka miratuar vaksinën Pfizer për moshat 12 deri në 15 vjeç

EMA njofton të premten nëse e ka miratuar vaksinën Pfizer për moshat 12 deri në 15 vjeç

12:59, 26/05/2021

Agjencia Evropiane e Barnave do të njoftojë të premten nëse e ka miratuar vaksinën e koronavirusit Pfizer për moshat 12 deri në 15 vjeç, ka thënë rregullatori.

AFP raporton se nëse miratohet, do të jetë vaksina e parë që do të marrë dritën jeshile për të rinjtë në Bashkimin Evropian me 27 shtete. Pfizer aktualisht është e autorizuar për njerëzit e moshës 16 vjeç e lart.

EMA do të japë një konferencë të premten për "rezultatin e takimit të jashtëzakonshëm të komitetit të mjekësisë humane ... për të diskutuar indikacionin pediatrik për Comirnaty", tha në një email.

Comirnaty është emri i markës për vaksinën e zhvilluar nga gjigandi farmaceutik Pfizer dhe firma gjermane e kërkimit BioNTech.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së tashmë ka autorizuar Pfizer për moshat 12 deri në 15 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco