Kush po e sponsorizon fushatën kundër vaksinës Pfizer?

Kush po e sponsorizon fushatën kundër vaksinës Pfizer?

09:51, 26/05/2021

Franca është befasuar nga një ofertë misterioze për të bërë fushatë negative kundër vaksinës Pfizer.

Sipas BBC, shumë nga ata që njihen si influencues të medieve sociale thonë se kanë marrë një ofertë financiare misterioze për të shpërndarë lajme negative për vaksinën e Pfizer.

Ata thonë se një agjenci nga Britania e Madhe i ka kontaktuar duke u ofruar një partneritet.

Leo Grasset, që ka mbi 1.1 milionë ndjekës në YouTube, tha se ishte premtuar një buxhet kolosal nga një klient që kërkon të mbetet anonim.

Të tjerë influencues të medias sociale thonë se kanë marrë një ofertë të ngjashme.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran tha se kjo ofertë është patetike dhe e rrezikshme.

Vaksina e Pfizer është më e përdorura në Francë. Në prill, një raport i Bashkimit Eurpoian theksonte se mediat ruse dhe kineze po përpiqen sistematikisht të përhapin dizinformacion në lidhje me vaksinat perëndimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco