Koronavirusi arrin edhe në 'Everest', 100 alpinistë të infektuar

Koronavirusi arrin edhe në 'Everest', 100 alpinistë të infektuar

20:24, 22/05/2021

Një ekspert i ngjitjes në majën më të lartë të botës, Everest, ka thënë se së paku 100 alpinistë dhe ndihmës të tyre janë infektuar me koronavirus, duke përkeqësuar gjendjen në kampet e tyre.

Lukas Fyrtenbach nga Austria, është alpinisti i vetëm i njohur që ka anuluar ekspeditën në Everest për shkak të frikës nga virusi. Ka thënë se pesë udhëheqës të huaj dhe gjashtë sherpa nga Nepali janë infektuar me koronavirus. Ai ka thënë se numri i të infektuarve në kampin bazë të Everestit është edhe më i madh, sepse ka parë njerëz të sëmurë dhe duke u kollitur në tendat e tyre.

Sivjet, 408 alpinistë të huaj kanë marrë leje për t’u ngjitur në Everest.

Zyrtarët e Nepalit kanë mohuar se ka raste aktive në mesin e alpinistëve, por profesionisti austriak ka thënë se numri i të infektuarve në kampe është shumë i madh. Pjesa më e madhe e ekipeve janë në kampin bazë, me shpresë për mot të mirë gjatë javës së ardhshme me qëllim që të tentojnë për herë të fundit ngjitjen në Everest, para se sezoni i ngjitjes të përfundojë në fund të muajit maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco