Ja pse magneti ngjitet në trupin e pacientit pas marrjes së vaksinës anti-Covid

Ja pse magneti ngjitet në trupin e pacientit pas marrjes së vaksinës anti-Covid

19:26, 22/05/2021

Nëpër rrjete sociale kanë qarkulluar video të shumta të cilat supozojnë se vaksinat kanë përmbajtje magnetike dhe se pas marrjes së tyre ata lehtësisht mund të vendosnin material metalike në krahët e tyre pasi që thuhej se brenda trupit ata kanë magnet apo mikro çipa.

Mirëpo një gjë e tillë është absolutisht e pavërtetë pasi asnjë prej llojeve të vaksinave kundër koronavirusit nuk përmbajnë metale që mund të jenë magnetike, mirëpo disa prej vaksinave përmbajnë një nivel të vogël dhe të sigurte të aluminit, por asnjë nuk është magnetike.

Fizicienti Eric Palm i cili bën kërkime për magnete të fuqishme tha se nuk ka asnjë arsye fizike që të krijohen magnete në trup nga vaksinat, derisa shtoi se asnjë magnet nuk ka fuqi që të qëndroj nën lëkurë, raporton BBC.

“Gjilpërat e vaksinave janë ekstremisht të vogla, një fraksion i një milimetri në madhësi. Kështu që edhe nëse injektoni një grimcë ekstemisht magnetike do të jetë shumë e vogël në madhësi saqë nuk do të ketë forcë të mjaftueshme që të mbaj një magnet në lëkurën tuaj”.

Sipas Palm të gjitha këto video janë krijuar përmes trukeve të ndryshme, disa prej tyre të provuara edhe si fëmijë.

“Ju lehtësisht mund ta ngjitni një monedhë në lëkurë, pasi që edhe si fëmijë e kemi bërë këtë gjë duke vendosur monedha në ballë sepse sipërfaqja e vajit me atë të tensionit bashkëngjiten ose edhe dikush këtë gjë mund ta bëjë përmes turkeve, madje edhe duke përdorur substance ngjitëse që shkaktojnë magnetizmin”.

Pra nuk ka asnjë mundësi që vaksinat e koronavirusit shkaktojnë ato magnete që është parë nëpër video në media sociale që kanë kapur miliona shikueshmëri, andaj edhe është një gjë e pavërtetë.

Mirëpo, edhe pse disa prej këtyre videove janë fshirë, në të njëjtën kohë është rritur jashtëzakonisht shumë numri I videove të tilla që po shpërndahen në të gjithë botën.

Gjithashtu pas këtyre videove janë krijuar edhe shumë grupe të ndryshme për anti-vaksinën duke përhapur dezinformata se vaksinat janë jashtëzakonisht të dëmshme dhe se përmes tyre po vendosen mikro çipa në trup.

Video e Emilyt ishte njëra prej videove e cila u bë virale në rrjete sociale. Emily kërkoi publikisht falje dhe tha se e tërë kjo ishte vetëm një shaka dhe se qëllimi i saj nuk ishte të frikësonte askënd.

Ajo fshiu videon the tha se ndjehet tmerrësisht keq pasi që nuk dëshiron që dikush të mos vaksinohet për shkak të shakasë që ajo ka bërë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco