Punonjësit e spitalit përdhunojnë në grup pacienten me Covid, pas 3 ditësh ndërron jetë

Punonjësit e spitalit përdhunojnë në grup pacienten me Covid, pas 3 ditësh ndërron jetë

18:02, 22/05/2021

Një paciente indiane me Covid-19 është përdhunuar në grup nga disa punonjës të spitalit privat ku ishte shtruar, disa ditë përpara se të ndërronte jetë.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur në 16 maj, në shtetin Bihar dhe denoncimin e ka bërë vajza e saj. Në 19 maj, pacientja u deklarua e vdekur.

Vajza pretendon se doktorët e intubuan nënën e saj, në mënyrë që të mos tregonte mbi përdhunimin: “Nëna ime shkoi në spital me këmbët e veta dhe gjendja shëndetësore e saj nuk ishte e rënduar, pavarësisht se kishte disa simptoma. Por, në spital u sulmua seksualisht nga 3 burra. Kur u rëndua gjendja, nëna m’i tregoi të gjitha. Doktorët e intubuan që ajo të mos denonconte në polici. Ky spital duhet mbyllur urgjentisht”.

Tashmë, policia indiane ka nisur hetimin për këtë çështje, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore./ A2/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco