Lloji i ri i koronavirusit u zbulua në vitin 2017

Lloji i ri i koronavirusit u zbulua në vitin 2017

17:29, 22/05/2021

Lloji i ri i koronavirusit që mendohet se e ka orgjinën tek qentë dhe u zbulua për herë të parë tek pacientët me pneumoni në Malajzi në 2017 dhe 2018 dhe mund të jetë lloji i tetë i koronavirusit, sipas një studimi të botuar në Revistën e Sëmundjeve Klinike Infektive.

Shkencëtarët që kryen studimin theksuan se gjetjet e tyre treguan një kërcënim për shëndetin publik nga koronavirusët e kafshëve, njoftoi Reuters.

Zyrtarisht janë shtatë variante të koronavirusit që shkaktojnë sëmundjen tek njerëzit, katër shkaktojnë ftohjen e zakonshme dhe tre shkaktojnë sëmundje më serioze, të tilla si SARS, MERS dhe Covid-19.

Studiuesit thanë se ata testuan shtupat e hundës të marra nga 301 pacientë në një spital në Malajzinë lindore.

Tetë mostra, kryesisht të marra nga fëmijët nën moshën pesë vjeç, ishin pozitive për koronavirusin e qenit.

Renditja e mëtejshme gjenetike zbuloi se lloji i ri, i quajtur CoV-HuPn-2018, ka karakteristikat e koronavirusëve të tjerë që kanë mace ose derra të infektuar, por është më afër koronavirusit që gjendet tek qentë e infektuar.

Autorët e studimit deklarojnë se gjetjet tregojnë se virusi ka shumë të ngjarë të përhapet nga kafshët te njerëzit.

Ata gjithashtu theksuan se nuk është e qartë nëse njerëzit mund të sëmuren, duke vënë në dukje se është e mundur që virusi të “bartet” vetëm në rrugët e frymëmarrjes së pacientit, pa shkaktuar sëmundjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco