214 pacientë po trajtohen në spitale nga Covidi

214 pacientë po trajtohen në spitale nga Covidi

13:41, 22/05/2021

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, tregon se sipas raportit të punës për datën 22 maj 2021, 214 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme. 122 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa  6 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 146 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 120 pacientë: 6 pacientë janë në gjendje të rënduar, 69 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 dhe 86 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 45 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 57 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 6pacientë + 1 në Repartin Intenziv të Klinikës Infektivem, Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë dhe Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 94 pacientë: 53 të konfirmuar pozitivë dhe 60 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 18 pacientë, Spitali i Gjakovës, 12 pacientë, Spitali i Pejës, 30 pacientë, Spitali i Gjilanit, 19 pacientë, Spitali i Ferizajt, 7 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco