Mbi 150 qytetarë sot u vaksinuan në sallën “1 tetori”

Mbi 150 qytetarë sot u vaksinuan në sallën “1 tetori”

12:29, 22/05/2021

Në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” është duke vazhduar vaksinimi i grup moshës mbi 65 vjeç.

Gjatë ditë së sotme vaksinën antiCOVID e kanë marrë mbi 150 persona, kështu ka njoftuar koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi i cili thotë se procesi i imunizimi po shkon shumë mirë

“Po vazhdon vaksnimi, sot janë vaksinuar mbi 150 qytetarë mbi moshën 65 vjeç, ndërsa janë edhe tjerë që janë duke pritur. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve është mbi 65 mijë”, deklaroi ai para mediave.

Ndryshe, numri total i rasteve pozitive është 107.178 raste nga 585.613 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.099 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.840. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco