BE, arrin marrëveshjen me Pfizer, do të furnizohet me 1.8 miliardë vaksina

BE, arrin marrëveshjen me Pfizer, do të furnizohet me 1.8 miliardë vaksina

13:51, 20/05/2021

Komisioni Europian, ka arritur të nënshkruajë të enjten marrëveshjen me Pfizer/BioNTech, për 1.8 miliardë doza vaksinash COVID-19, deri në vitin 2023.

Në bazë të kontratës, prodhimi i vaksinës do të prodhohet në BE dhe përbërësit kryesorë duhet gjithashtu të kenë origjinë vendet e bllokut.  Kontrata gjithashtu i mundëson bllokut prej 27 vendesh, të blejë një sasi shtesë prej 900 milionë dozash, tha Komisioni në një deklaratë.

 

“Nënshkrimi i kontratës së re është një lajm i mirë për luftën tonë afatgjatë dhe për të mbrojtur qytetarët europianë nga virusi dhe variantet e tij.”- tha Ursula von der Leyen.

 

BE deri më tani ka marrë mbi 201 milionë doza vaksinash, 150 milionë prej te cilave janë Pfizer/BiNTech, AstraZeneca, Moderna dhe Johnson&Johnson.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco