Qentë mund të zbulojnë më mirë Covid tek njerëzit sesa testet e shpejta

Qentë mund të zbulojnë më mirë Covid tek njerëzit sesa testet e shpejta

12:35, 20/05/2021

Një studim në Francë tregon se qentë ishin në gjendje të zbulonin praninë e koronavirusit me saktësi 97%.

Qentë janë më të mirë në zbulimin e Covid-19 tek njerëzit sesa shumë teste të shpejta sipas një studimi francez.

Prova, e kryer në mars dhe prill nga shkolla kombëtare veterinare e Francës dhe njësia e hulumtimeve klinike të spitalit Necker-Cochin të Parisit, tregoi se qentë ishin në gjendje të zbulonin praninë e virusit me saktësi 97%.

Qentë ishin gjithashtu 91% të saktë në identifikimin e mostrave negative, tregoi studimi. Një përmbledhje e fundit e 64 studimeve zbuloi se LFT identifikon saktë mesatarisht 72% të njerëzve të infektuar me virus që kanë simptoma, dhe 58% që nuk kanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco