MSH-ja i vaksinoi të burgosurit mbi 65 vjeç, 3 prej tyre refuzuan

MSH-ja i vaksinoi të burgosurit mbi 65 vjeç, 3 prej tyre refuzuan

22:01, 19/05/2021

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, përpos tyre është vaksinuar edhe stafi shëndetësor i burgjeve, teksa është përgatitur plani i vaksinimit të të burgosurve të tjerë dhe stafit korrektues, në pajtim me planin dhe dispozicionin e vaksinave. “Janë vaksinuar të gjithë të burgosurit mbi moshën 65-vjeçare sipas planit nacional të vaksinimit. Vetëm 3 të burgosur kanë refuzuar vaksinimin nga të gjithë të planifikuarit sipas moshës”, është thënë nga kjo ministri të mërkurën

Të gjithë të burgosurit mbi moshën 65-vjeçe kanë marrë vaksinat anti-Covid, përveç tre prej tyre, të cilët kishin refuzuar të vaksinoheshin.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, përpos tyre është vaksinuar edhe stafi shëndetësor i burgjeve, teksa është përgatitur plani i vaksinimit të të burgosurve të tjerë dhe stafit korrektues, në pajtim me planin dhe dispozicionin e vaksinave.

“Janë vaksinuar të gjithë të burgosurit mbi moshën 65-vjeçare sipas planit nacional të vaksinimit. Vetëm 3 të burgosur kanë refuzuar vaksinimin nga të gjithë të planifikuarit sipas moshës”, është thënë nga kjo ministri të mërkurën.

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës tregojnë se janë rreth 30 të dënuar, mosha e të cilëve është mbi 65 vjeç.

Që nga fillimi i pandemisë tre të burgosur kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus, derisa gjatë kësaj kohe janë regjistruar rreth 44 të infektuar.

Si është bërë e ditur nga Departamenti për Shëndetësinë në Burgje, aktualisht asnjë person në vuajtje të dënimit nuk është i infektuar.

“Për momentin nuk e kemi asnjë të infektuar, as të burgosur e as staf mjekësor dhe korrektues”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni.

Pavarësisht kësaj, ky departament, bazuar në të dhënat mbi gjendjen shëndetësore të të burgosurve, e ka parë të arsyeshme që për njëzet prej tyre të kërkojë nga gjykatat respektive pezullimin e dënimit, për të cilat ka marrë përgjigje negative.

“Është iniciuar edhe kërkesa për pezullim të dënimeve të rreth 20 të dënuarve të moshuar dhe me sëmundje të rënda kronike me diagnozë terminale, kërkesë që nuk është aprovuar nga gjykatat kompetente. Në kuadër të shërbimit shëndetësor të burgjeve, në bashkëpunim me shëndetësinë publike të vendit, të gjitha rastet janë menaxhuar sipas nevojës dhe indikacioneve”.

Shtyrjen apo pezullimin e dënimeve të të moshuarve të burgosur apo atyre që kanë probleme serioze me shëndetin e ka kërkuar edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi. Madje ata u kanë kërkuar institucioneve që këtë çështje ta rregullojnë edhe me Ligjin për luftimin dhe parandalimin e COVID-19, që u miratua në gusht të vitit të kaluar. Ehat Miftaraj, hulumtues në këtë organizatë, thotë se kërkesa ka ardhur meqë Ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale nuk e mundëson një gjë të tillë.

“Ligji mbi ekzekutimin e sanksioneve penale nuk mund t’ua ofrojë trajtimin e duhur personave që janë në vuajte të dënimit në rastet kur janë në moshë të shtyrë, janë të mitur, janë gra e mund të jenë viktimë e infektimit apo edhe të përfundojë me fatalitet si pasojë e COVID-19”, ka thënë ai.

Përveç IKD-së, edhe misioni monitorues i EULEX-it e ka rekomanduar krijimin e kornizës ligjore për shtyrjen, pezullimin apo ndërprerjen e dënimeve për arsye të ndërlidhura me pandeminë, në veçanti për grupet e cenueshme, siç janë të miturit dhe individët e rrezikuar nga zhvillimi i simptomave të rënda të COVID-19.

E Ministria e Drejtësisë thotë se kanë filluar me hartimin e draft-projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.

“Para disa muajve është iniciuar plotësim-ndryshimi i këtij ligji dhe presim që deri më 31 korrik të përfundojë drafti e pastaj edhe të shkojë në Qeveri për miratim”, ka njoftuar Alban Muriqi, këshilltar i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Muriqi ka shtuar se ndryshimi në ligjin ekzistues e mundëson pezullimin e dënimeve për disa kategori të të burgosurve me vendim të Qeverisë.

“Në draft-projektligjin e ekzekutimit të sanksioneve penale, Ministria e Drejtësisë ka paraparë që kategoritë e caktuara të të dënuarve që vuajnë nga pandemia ose që janë të infektuar apo të rrezikuar mund të lirohen përkohësisht me vendim të Qeverisë”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco