Vaksina “Pfizer” mund të ruhet në frigorifer për më shumë se një muaj

Vaksina “Pfizer” mund të ruhet në frigorifer për më shumë se një muaj

11:06, 18/05/2021

Rregullatori i barnave të Bashkimit Evropian ka thënë se vaksina Pfizer kundër Covid-19, tani mund të ruhet në temperaturën e frigoriferit për më tepër sesa rekomandohej më parë.

Sipas konstatimeve të fundit, ajo mund të ruhet më shumë se një muaj.Nevoja e transportimit dhe hapësirave në temperatura të ulëta ka qenë një shqetësim dhe disavantazh i madh për prodhuesit e vaksinës Pfizer.

Kërkesat e mëparshme të magazinimit për vaksinat Pfizer i kanë bërë ato më të vështira për t’u përdorur në disa pjesë të botës.Në shkurt, Shtetet e Bashkuara miratuan ruajtjen dhe transportimin e vaksinës Pfizer në temperatura standarde të ngrirjes prej -15 në -25C për deri në dy javë, në krahasim me midis -80 deri në -60C që zakonisht kërkon.

Në fillim të këtij muaji, Kanada autorizoi përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët midis moshës 12 dhe 15 vjeç , duke u bërë vendi i parë që e bëri këtë për atë grupmoshë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco