Kroacia u dhuron vaksina Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kroacia u dhuron vaksina Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

16:52, 13/05/2021

Qeveria e Kroacisë vendosi të enjten t’i dhurojë 20.000 vaksina kundër koronavirusit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të dyja vendet do të përfitojnë nga 10.000 vaksina.

Një javë më herët, Qeveria kroate njoftoi se ka ndarë nga 10.000 doza edhe për Kosovën dhe Malin e Zi dhe 30.000 doza për Bosnjë e Hercegovinën.

Nuk u bë e ditur se për cilin lloj të vaksinës bëhet fjalë, por Kroacia prokuron vetëm vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), përkatësisht: AstraZeneca, Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Kroacia, vend anëtar i Bashkimit Evropian, ka vaksinuar deri më tash 21,7 për qind të popullsisë. Prej tyre 6,2 për qind kanë marrë nga dy doza të vaksinës.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kroaci ka arritur në mbi 348,000, ndërsa i viktimave 7,623.

Aktualisht raste aktive në këtë vend janë 7.866. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco