Pandemia mund të ishte parandaluar, ky ishte moment si Çernobili

Pandemia mund të ishte parandaluar, ky ishte moment si Çernobili

19:01, 12/05/2021

Një raport i hartuar nga një panel i pavarur, i ngritur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, arrin në përfundimin se pandemia mund të ishte parandaluar. Raporti fajëson OBSH-në dhe qeveritë për reagimin e vonuar

Nga Naomi Grimley, BBC

Fjalia më pikante e këtij raporti është se ‘pandemia ishte momenti i Çernobilit’ i shekullit të 21-të dhe se bota humbi kohë në shkurt të vitit 2020, teksa virusi u përhap.

Paneli bëri thirrje për procedura dhe struktura më të mira për të zbuluar më shpejt patogjenin infektues të radhës. Po ashtu kërkohet financim më i mirë për OBSH-në, për ta bërë atë më të fortë dhe për t’i dhënë asaj më shumë ‘dhëmbë’.

Pas goditjes më të rëndë në ekonominë globale që nga Lufta e Dytë Botërore, të gjitha vendet bien dakord se ky është një rast që nuk duhet përsëritur më kurrë. Por a do ketë reforma domethënëse kur shumë nga reagimi aktual lidhet me vendosjen e interesave kombëtare në radhë të parë?

Paneli ka bërë thirrje që vendet e pasura të ndajnë 1 miliard doza vaksine deri në shtator. Megjithatë, shumë vende me rezerva të mëdha vazhdojnë të hezitojnë.

Ka disa çështje që paneli nuk kishte kohë për t’i shqyrtuar në thellësi. Më thelbësorja mbetet marrëdhënia jonë me botën e kafshëve për të ndaluar viruset që të kërcejnë te njerëzit në radhë të parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco