Varianti Covid i zbuluar në Indi mund të ketë nxitur valën vdekjeprurëse

Varianti Covid i zbuluar në Indi mund të ketë nxitur valën vdekjeprurëse

21:05, 06/05/2021

India ka thënë se varianti i ri i coronavirusit, i raportuar fillimisht në këtë shtet në muajin mars, mund të jetë i lidhur me valën vdekjeprurëse të pandemisë.

Mostrat me mutacionin e dyfishtë janë identifikuar në disa rajone të Indisë, ku janë raportuar shifra rekorde të infektimit.

Megjithatë, një zyrtar i Qendrës Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve ka thënë se autoritetet ende nuk kanë krijuar plotësisht lidhjen në mes të këtyre varianteve dhe shkallës së infektimit.

Mutacioni i dyfishtë krijohet kur dy mutacione bëhen bashkë në të njëjtën virus.

Në 24 orët e fundit, India ka raportuar një rekord prej 412,000 rasteve, bashkë me 3,980 viktima.

Eksperti qeveritar ka paralajmëruar se vala e tretë është e pashmangshme.

Duke folur në një konferencë për media nga Ministria e Shëndetësisë, K Vijay Raghavan ka pranuar se ekspertët nuk e kanë parashikuar “ashpërsinë” e rritjes së numrit të rasteve.

“Faza e tretë është e pashmangshme, marrë parasysh nivelet e larta të qarkullimit të virusit”, ka thënë ai.

“Mirëpo nuk është e qartë se në çfarë shkalle do të ndodhë kjo valë. Ne duhet të jemi të përgatitur për valë të reja”.

Vala aktuale e pandemisë ka vështirësuar rëndë punën e sistemit shëndetësor, pasi ka mungesë të shtretërve, oksigjenit dhe nuk ka hapësira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco