Bie numri i pacientëve në trajtim nga COVID-19

Bie numri i pacientëve në trajtim nga COVID-19

12:11, 06/05/2021

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, është ulur numri  i pacientëve që po trajtohen nga Sars-Cov-2.

Bazuar në raportet e datës 6 maj 2021 nga klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 498 pacientë, 376 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 28 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 361 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 215 pacientë, 12 prej tyre në gjendje të rënduar,
145 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 167 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave, Klinika Infektive, 95 pacientë, 
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 24 pacientë, Klinika e Pulmologjisë,  70 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 14 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive, Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë dhe Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 283 pacientë, 16 prej tyre në gjendje të rënduar, 231 të konfirmuar pozitivë dhe 194 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme,  Spitali i Prizrenit, 54 pacientë, Spitali i Gjakovës, 49 pacientë, Spitali i Pejës, 64 pacientë, Spitali i Gjilanit, 34 pacientë, Spitali i Ferizajt, 37 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 35 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 10  pacientë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco