Plas skandali: Pasagjerëve në aeroport, po u bëhen testet me tamponë të përdorur

Plas skandali: Pasagjerëve në aeroport, po u bëhen testet me tamponë të përdorur

10:23, 06/05/2021

Një skandal i rëndë vjen nga një kompani farmaceutike indoneziane. Disa punonjës të kësaj kompanie janë arrestuar pasi dyshohet se kanë ripaketuar tamponët.

Rreth 9.000 pasagjerë të linjave ajrore në Indonezi janë testuar për Covid-19 duke përdorur këto tampon.  Ky mashtrim ka sjellë mijëra dollarë fitim te autorët.

Sipas policisë, ky mashtrim është bërë për 4 muaj rresht, ndërsa autoritetet po hetojnë numrin e viktimave të prekura nga tamponët e ripërdorur.

Pas ankesave nga pasagjerët të cilët rezultonin pozitiv  te testi që u bëhej në aeroport policia dërgoi një oficer të veshur civil për t’u paraqitur si pasagjer.

Kur ai mori rezultat pozitiv të testit, policia menjëherë filloi me investigimin  nga ku doli në pah mashtrimi i madh i bërë nga kompania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco