Mbi 80 raste aktive me koronavirus në Malishevë

Mbi 80 raste aktive me koronavirus në Malishevë

16:06, 10/04/2021

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 9 persona janë shëruar nga COVID-19 dhe janë regjistruar 4 raste të reja.

 

“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga regjistrimi i rastit të parë më 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 1000 raste, prej tyre 867 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 83 raste”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.“Në raportin e ISKHPK-së të ditë së sotme, është bërë një gabim, pasi një rast pozitiv, nga një komunë tjetër, është regjistruar në listën e rasteve nga Komuna e Malishevës. Pra janë 4 raste të reja e 5 raste siç janë paraqitur sot.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco