Vaksinat kineze të Ramës/ Washington Post: Kanë mbetur stok, nuk përdoren se nuk ka të dhëna për to

Vaksinat kineze të Ramës/ Washington Post: Kanë mbetur stok, nuk përdoren se nuk ka të dhëna për to

20:51, 23/03/2021

Qeveria shqiptare i ka hapur rrugën blerjes së vaksinave kineze për të nisur vaksinimin në vend.

Më herët në vend kanë mbërritur disa vaksina ruse.

Por si për vaksinat ruse, edhe për ato kineze ka një skepticizëm të theksuar në botën perëndimore.

VOA raporton se pavarësisht se Kina po synon të shtrijë ndikimin e saj përmes vaksinave, vendet e varfra po e refuzojnë për shkak se nuk ka të dhëna për këto vaksina.

Kurse gazeta Washington Post se këto vaksina kanë mbetur stok pasi nuk dihet se cilat janë rezultatet e testimeve të vaksinës.

“Akoma mbetet e paqartë se përse kinezët nuk kanë publikuar të dhëna për këto studime, edhe pse disa qeveri kanë dhënë dritën jeshile për përdorimin e tyre emergjent”, shkruan gazeta.

“Është jashtëzakonisht e pazakontë. Kjo lë shumë pikëpyetje të hapura,” tha eksperti britanik, Peter English.

Gazeta amerikane thekson më tej se të dhënat tregojnë se ka pasur shejna se vaksinat kineze janë shumë më pak efektive nga sa ishte shpresuar.

Në disa raste, njerëzit kanë marrë edhe dozë të tretë vaksine pasi nuk kanë krijuar antitrupat e nevojshme, thekson gazeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco