Mutacioni turk i COVID-19, që është kthyer në një makth për shkencëtarët

Mutacioni turk i COVID-19, që është kthyer në një makth për shkencëtarët

14:13, 23/03/2021

Në Turqi është konfirmuar një mutacion i ri i COVID-19. Sipas mediave turke, të cilat i referohen prof. dr. Alper Sener, gjithçka është konfirmuar ditën e sotme.

“Numri i të prekurve ditorë ka arritur 20 mijë dhe nëse vijojmë me këto ritme mund të detyrohemi të mbyllemi sërish”, u shpreh ai.

Sa i përket mutacionit turk, Prof. Dr. Alper Sener shprehet se gjithçka ndodhi papritur dhe numri i të prekurve nga ky mutacion u rrit në mënyrë të menjëhershme.

“Mutacioni i ri është kthyer në një makth për ne”, u shpreh ai, ndërsa ministri i Shëndetësisë zbuloi se vetëm gjatë ditëve të fundit janë konfirmuar më shumë se 100 000 të prekur në qytetet përreth detit Marmara, ku dyshohet se është edhe epiqendra e këtij mutacioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco