Kryeministri kërkon veprime që të ulen rastet dhe të eleminohen vdekjet

Kryeministri kërkon veprime që të ulen rastet dhe të eleminohen vdekjet

13:11, 23/03/2021

Kryeministri Albin Kurti, tha se jemi ende në një krizë shëndetësore dhe ekonomike. Deri sot kemi mbi 83 mijë persona të infektuar dhe 1 mijë e 776 të vdekur deri dje zyrtarisht. Vetëm në 24 orët e fundit kishim 827 raste të reja dhe 16 të vdekur. 

"Këto nuk janë thjesht numra dhe statistika por janë jetë njerëzish, janë familjarë, vëllezër e motra, prindër e gjyshër të cilët do të mungojnë në tavolinat e ushqimit në secilën shtëpi", tha Kurti.

Kryeministri shtoi se andaj duhet të veprojmë me urgjencë që të ulim rastet e dhe të eleminojmë vdekjet e reja si rezutat i virusit Covid-19, por duhet të ketë plane të zbatueshme të cilat marrin parasysh shëndetin fizik dhe mendor të qytetarëve si dhe shëndetin e ekonomisë së vendit tonë. 

Sipas tij balancimi i këtyre duhet të bëhet përmes një plani që duhet të hartohet me urgjencë nga ministria e shëndetësisë, e ekonomisë dhe ministrive tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco