'BE do të përdorë të gjitha mjetet për të siguruar vaksinat nga AstraZeneca'

'BE do të përdorë të gjitha mjetet për të siguruar vaksinat nga AstraZeneca'

11:04, 23/03/2021

Bruksel -  Negociatorja kryesore e vaksinave e Komisionit Evropian, Sandra Gallina, tha të martën se Bashkimi Evropian do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të siguruar vaksinën COVID-19 të prodhuar nga AstraZeneca.

Ajo nuk shtjelloi se cilat mjete do të përdoren, por kryetarja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen, ka kërcënuar me një shtrëngim të kontrolleve të eksportit për prodhuesit e barnave që nuk arrijnë të përmbushin kontratat e tyre të furnizimit me BE.

AstraZeneca tha në fillim të marsit se do të synojë t'i japë Bashkimit Evropian 100 milionë vaksina deri në fund të qershorit, tre herë më pak sesa ishte zotuar në kontratën me BE.

"Ne kemi ndërmend të marrim masa," u tha Gallina ligjvënësve të BE, duke shtuar se BE do të përdorë "të gjitha mjetet në dispozicionin që ka për të marrë dozat e AstraZeneca".

"Është një turp, është dëm i reputacionit," tha Gallina dhe vuri në dukje se vetëm një nga pesë impiantet e prodhimit të vaksinave të listuara në kontratën e BE me AstraZeneca po shpërndante vaksina në BE.

Kontrata rendit dy fabrika në Britani, një në Hollandë, një në Belgjikë. Një tjetër në Shtetet e Bashkuara është renditur si një furnizues rezervë. Aktualisht, vetëm impianti në Belgjikë, i drejtuar nga Thermo Fisher Scientific, po prodhon doza për BE.

Komisioni gjithashtu ka filluar një procedurë të parashikuar në kontratën me AstraZeneca që mund të çojë në veprim ligjor kundër kompanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco