Edhe personi i tretë jep dorëheqje pas skandalit me maska në Gjermani

Edhe personi i tretë jep dorëheqje pas skandalit me maska në Gjermani

16:26, 21/03/2021

Një anëtar me ndikim i koalicionit gjerman në pushtet, Unioni Social Kristian Bavarez (CSU), Alfred Sauter, dha dorëheqjen nga të gjitha detyrat e partisë sot, njofton e përditshmja “Augsburger Allgemeine”.

Prokurorët janë duke hetuar Sauter për akuzat se ai ka marrë ryshfet për të ndihmuar nga ana tjetër të sigurojë kontrata të prokurimit publik për maska gjatë pandemisë së virusit korona. 

Ai mohon akuzat, raporton Reuters.

Sauter është politikani i tretë konservator që jep dorëheqjen për shkak të skandaleve për blerjen e maskave në Gjermani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco