Burrë e grua në SHBA vdesin nga Covid-19 në të njëjtën ditë

Burrë e grua në SHBA vdesin nga Covid-19 në të njëjtën ditë

15:57, 21/03/2021

Bill dhe Esther Ilnisky kanë kluar gati shtatë dekada së bashku, përfshirë periudha si misionarë të krishterizimit në Karaibe dhe Lindje të Mesme, para se të predikonin për 40 vjetë në Florida.

Ata e plotësonin njëri-tjetrin dhe nuk mund të mendonin jetën të ndarë.

Kështu që kur vdiqën nga COVID-19 vetëm pak minuta dallim nga njëri-tjetri këtë muaj në shtëpinë e kujdesit në Palm Beach, vajza e tyre e vetme Sarah Milewski, thotë se mund të ketë qenë një bekim i fshehur, ndonëse ishte humbja e rëndë për vet atë. Babai i saj vdiq në moshën 88-vjeçare, ndërsa nëna në moshën 92-vjeçare. Përvjetori i 67-të i martesës së tyre do të ishte këtë fundjavë, njofton agjencia AP.

“Është aq e mrekullueshme, ndjenjë që të ngrohë zemrën kur e di se kanë shkuar së bashku. Do të ndjejë mungesën e tyre”, thotë Milewski. “Kur babai im i propozoi për martesë i tha, ‘Esther, nuk mund të të premtoj pasuri, por të premtoj shumë aventura. Ajo kishte shumë aventura”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco