Në këtë shtet prodhohen 6 mijë shiringa Anti-COVID për një minutë

Në këtë shtet prodhohen 6 mijë shiringa Anti-COVID për një minutë

11:32, 21/03/2021

Shiringat aktualisht po përdoren shumë në të gjithë botën për shkak të vaksinimit kundër COVID-19.

Por, një fabrikë në Indi po prodhon 6.000 shiringa për minutë.

Kërkesat për shiringa nga kjo fabikë janë rritur shumë muajve të fundit si pasojë e rritjes së nivelit global të vaksinimit kundër koronavirusit.

Rajiv Nath, udhëheqës i kësaj fabrike tregon se aktualisht fabrika është duke prodhuar deri në 4 milion shiringa brenda ditës mirëpo Nath ka deklaruar se edhe kjo sasi nuk është e mjaftueshme aktualisht.

Sipas tij, bota ka nevojë për 10 miliardë shiringa për të vaksinuar vetëm 60 % të popullatës së saj.

Ai shpreson se një koordinim më i mirë ndërmjet Organizatës Botërore të Shëndetësisë, qeverive nëpër botë dhe prodhuesve të shiringave do të ndikojë në një bashkëveprim më të mirë në aspektin e rritjes së prodhimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco