U vaksinua para 5 ditëve në Kukës me AstraZeneca: Mjeku nga Kosova flet për gjendjen e tij Blerim Feka

U vaksinua para 5 ditëve në Kukës me AstraZeneca: Mjeku nga Kosova flet për gjendjen e tij

08:14, 21/03/2021

Dje drejt Shqipërisë janë nisur 250 anëtarë të stafit mjekësor për t’u vaksinuar me vaksinën “AstraZeneca”.

Para 5 dite “akullin” për mjekët e theu doktori, Blerim Feka që shkoi vullnetarit ta marr vaksinën kundër koronavirusit.

Feka tha se gjendja e tij pas 5 dite është e mirë dhe nuk ka pasur kurrfarë problemi deri më tani.

“Unë jam Blerim Feka, që u vaksinova me vaksinën kundër Covid 19 “AstraZeneca” në Kukës në ditën e parë. Jam shumë i lumtur që shoh edhe pjesën tjetër të kolegëve që janë vaksinuar në Shqipëri. Jam i gëzuar që mesazhi im shkoi në vend. I kam bërë ftesë mjekëve në Kosovë që të shkojnë të vaksinohen.”

“Nuk kam pasur kurrfarë problemi, është dita e pestë. Falënderoj Shqipërinë për mundësinë e dhënë. Jam shumë mirë s’ka  pasur kurrfarë problemi. Ndihem mirë qe e theva akullin që e hapa rrugën që edhe të tjerët të vaksinohen në Shqipëri.”

“Unë skam pasur problemi shëndetësor, nuk kam pasur kurrfarë hezitimi që të vaksinohem.”, tha Feka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco