Itali/ 24,935 raste të reja dhe 423 viktima nga Covid

Itali/ 24,935 raste të reja dhe 423 viktima nga Covid

18:22, 18/03/2021

Italia ka regjistruar 24,935 raste të reja me koronavirus, nga 353,737 teste të kryera në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, autoritetet e Shëndetit në vend bënë po ashtu të ditur se, brenda një dite si pasojë e sëmundjes humbën jetën 423 qytetarë të tjerë.

Në total, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë shkon në 3,3 milionë, kurse bilanci i viktimave është 103,855. Sipas raportimeve të mediave, shkalla e pozitivitetit është tashmë 7%, nga 6.2% që ishte një ditë më parë. Kurse, numri i atyre që u shëruan ishte 423 dhe totali shkon në 2,6 milionë.

Shtrimet në kujdesin intensiv u rritën me 16 njësi dhe me 177 në departamentet e tjera Covid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco