​Presidentja e Gjeorgjisë vaksinohet me AstraZeneca

​Presidentja e Gjeorgjisë vaksinohet me AstraZeneca

13:47, 18/03/2021

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili ka marrë vaksinën AstraZeneca kundërCOVID-19.

Zourabichvili, e cila shkoi në Spitalin e Infeksioneve në Tbilisi për t’u vaksinuar kundër COVID-19, mori vaksinën AstraZeneca, të cilën disa vende në botë e pezulluan përkohësisht.

Duke kujtuar se në Gjeorgji së pari filloi vaksinimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor, ajo tha se “qytetarët duhet të vaksinohen në mënyrë që të kapërcejmë si problemet ekonomike ashtu edhe problemet e tjera të shkaktuara nga pandemia e COVID-19”.

Në fazën e parë, më 13 mars Gjeorgjia bleu 43.200 doza të vaksinës AstraZeneca dhe si pjesë e luftës kundër COVID-19 më 15 mars filloi vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Gjeorgjia po kontakte të ngushta me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për vaksinat./Atsh

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco