Në Spitalin e Pejës 60 pacientë me COVID-19, 11 prej tyre në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës 60 pacientë me COVID-19, 11 prej tyre në gjendje më të rëndë

08:57, 18/01/2021

Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 60 pacientë me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, 43 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, një pacient është në respirator (CPAP).

Në 24 orëshin e fundit, tre pacientë janë shëruar nga COVID-19.

Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 530 paciente? kane? marre? trajtim emergjent she?ndete?sore?, pacientë dhe nga këta 42 paciente? jane? shtrire? pe?r trajtim te? me?tutjeshe?m.

16 lindje kanë qenë gjatë kësaj periudhe në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, tetë normale dhe tetë me prerje cezariane. Janë lindur 16 foshnje, 11 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.

388 paciente? kane? kryer analiza, qe? ne? total kane? be?re? 4,763 analiza, ndërsa janë kryer 17 operacione. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco