Një variant i ri, tepër i rrezikshëm i koronavirusit është shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar

Një variant i ri, tepër i rrezikshëm i koronavirusit është shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar

14:00, 15/01/2021

Një nga dy variantet e zbuluara në Brazil është identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë një virologe kryesore

“Ekzistojnë dy lloje të ndryshme të varianteve braziliane, dhe njëri prej tyre është zbuluar Mbretërinë e Bashkuar, derisa tjetri jo”, u shpreh profesoresha Ëendy Barclay, njëherësh udhëheqësja e Konsorciumit Kombëtar të Virologjisë G2P-UK, një projekt i ri i ngritur për të studiuar efektet e mutacioneve në zhvillim të coronavirusit.

“Në bazat e të dhënave, nëse kërkoni sekuencat, do të shihni se ka disa prova për variante nga e gjithë bota, dhe unë besoj duke përfshirë atë brazilian, që ndoshta ishte prezent disa kohë më parë”, deklaroi Barclay.

Lajmi vjen derisa Sekretari i Transportit, Grant Shapps, më heret tha se varianti brazilian i coronavirusit nuk ishte në Mbretërinë e Bashkuar, për aq sa ishin të vetëdijshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco