Drejtori i Moderna: COVID-i do të jetë këtu përgjithmonë

Drejtori i Moderna: COVID-i do të jetë këtu përgjithmonë

11:33, 14/01/2021

Drejtori ekzekutiv i kompanisë farmaceutike “Moderna”, Stephane Bancel ka deklaruar se koronavirusi të jetë këtu “përgjithmonë”.

Shumë zyrtarë te shëndetësise thonë se ekzistojnë mundesi të mëdha që COVID-19 të jetë një sëmundje endemike, pra do të jetë përgjithmonë e pranishme, por sigurisht  në nivele më të ulëta të infeksionit sesa është sot.

Drejtori i Moderna-s që prodhon vaksinën kundër koronavirusit, ka thënë se “SARS-CoV-2 nuk do të shkojë në asnjë vend.

“Do të jetojmë më këtë virus, mendoj përgjithmonë”, ka thënë Bancel gjatë një konference të organizuar në organizatën JPMorgan, shkruan CNBC.

Shkencëtarët vazhdimisht po përcjellin situatën për sa i përket shfaqjes së variantit të ri të koronavirusit, me qëllim që mund të ketë prodhim sa më të madh të vaksinave.

Ndërkohë Agjencia Evropiane për Barna, ka miratuar përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 nga kompania Moderna.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), ka rekomanduar përdorimin e vaksinës së Moderna-s tek personat që janë në moshën mbi 18 vjeç.

Ajo është treguar mbi 94.1% efekte dhe është bërë vaksina e dytë kundër COVID-19, që EMA e ka rekomanduar për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco