Mbi 21 milion doza të vaksinave anti-covid mbërrijnë në Britaninë e Madhe, gëzim dhe optimizëm

Mbi 21 milion doza të vaksinave anti-covid mbërrijnë në Britaninë e Madhe, gëzim dhe optimizëm

11:02, 14/01/2021

Më shumë se 21 milion doza të vaksinave të koronavirusit janë tashmë në Britaninë e Madhe, zbulon Daily Mail në numrin e sotëm.

Sipas gazetës britanike, kjo do të thotë që tani ka doza të mjaftueshme për të arritur qëllimin e vaksinimit të të gjithë qytetarëve mbi 70 vjeç, banorëve të shtëpive të të moshuarve dhe personelit të kujdesit shëndetësor deri në 15 shkurt .

Sipas artikullit, Boris Joson  premtoi disa orë më parë "një fluks të madh vaksinash" në vend në javët e ardhshme dhe intensifikimin e shkallës së vaksinave.

 Kryeministri britanik pranoi dje se është "i shqetësuar" për një lloj të ri të koronavirusit që duket se vjen nga Brazili. 

Pas një vrulli kritikash se ishte "tepër i butë" në kontrollet kufitare, qeveria britanike pritet të forcojë rregulloret në orët e ardhshme , ndoshta duke ndaluar të gjitha udhëtimet për dhe nga vendi.

Pavarësisht optimizmit që Britania tashmë ka siguruar miliona vaksina që shpëtojnë jetën, mund të jetë tepër vonë për të dalë nga situata jashtëzakonisht e pafavorshme në të cilën vendi është shtyrë nga pandemia vdekjeprurëse.

 Kryeministri britanik kohët e fundit pranoi se rreziku që sistemi kombëtar shëndetësor i vendit (NHS)   është serioz .

 Në të njëjtën kohë, Sir Patrick Valance , këshilltari kryesor shkencor i qeverisë, paralajmëroi për një rritje edhe më të madhe të vdekjeve në javët e ardhshme. 

Megjithatë, ai theksoi se bllokimi ka dhënë rezultate, pasi kurba e infeksioneve të reja tenton të sheshohet në disa zona.

Kujtohet se vdekjet nga Covid-19 të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar tejkalojnë 100,000 që nga fillimii pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco