Papa bën vaksinën e koronavirusit me mesazh të fortë besimi tek mjekët

Papa bën vaksinën e koronavirusit me mesazh të fortë besimi tek mjekët

10:32, 14/01/2021

Papa Françesku bëri dozën e parë të vaksinës së koronavirusit të mërkurën ndërkohë që në të gjithë Vatikanin filloi fushata e vaksinimit.

Vaksinimi  i pontifit 84-vjeçar u raportua së pari nga Amerika, një media jezuite me bazë në SHBA dhe nga gazeta e përditshme argjentinase La Nacion, që citonin të dyja burime nga Vatikani.

Besohet se Papa Francis bëri vaksinën e Pfizer-BioNTech dhe do të marrë dozën e dytë brenda tre javësh. Vatikani ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht vaksinimin e Papës.

Edhe Papa në pension, Benedikti XVI, 93 vjeç, gjithashtu planifikon të vaksinohet kundër virusit, sipas raporteve të medias.

Shpërndarja e anti- COVID në Vatikan filloi të mërkurën në Sallën Paul VI në Qytetin e Vatikanit, konfirmoi në një deklaratë Matteo Bruni, drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.

Vatikani ka thënë se do t'i japë përparësi vaksinimit të personelit të kujdesit shëndetësor dhe sigurisë publike, të moshuarve dhe atyre që vijnë në kontakt me publikun më shpesh.

Papa Francis ka qenë një zë i fortë në mbështetje të vaksinimit, duke e deklaruar atë një "detyrim etik" për të gjithë, gjatë një interviste me stacionin televiziv italian Canale 5 të dielën.

"Me të vërtetë që nuk e kuptoj pse disa njerëz thonë se kjo mund të jetë një vaksinë e rrezikshme," tha ai. "Nëse mjekët thonë se mund të funksionojë mirë dhe nuk keni rreziqe të veçanta, pse mos ta bëjmë? Vaksina duhet të merret."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco