Ja sa zgjat imuniteti natyror për ata që kanë kaluar COVID-19 sipas një studimi të fundit

Ja sa zgjat imuniteti natyror për ata që kanë kaluar COVID-19 sipas një studimi të fundit

08:56, 14/01/2021

Imuniteti natyror pas infektimit me COVID-19 mund  të jetë po aq efektiv sa një vaksinë e koronavirusit për një periudhë prej të paktën pesë muaj, sipas shkenctarëve britanike.

Studimi SIREN nga organizata angleze e shëndetit publik u krye mbi më shumë se 20.000 profesionistë të shëndetit.

Bazuar në gjetjet e tyre paraprake, studiuesit të udhëhequr nga Susan Hopkins e cila bëri postimin përkatës në medRxiv sipas Nature dhe Financial Times arritën në përfundimin se përgjigja imune pas një infeksioni fillestar me COVID-19 zvogëlon me 83% rrezikun që dikush të infektohet sërish brenda pesë muajve të ardhshëm.

Të dhënat e studimit tregojnë se ri-infeksionet janë shumë të rralla  dhe ndodhën në më pak se 1% të 6614 të pjesmarrësve që ishin tashmë të sëmurë me COVID-19.

Megjithëse shansi është i vogël, dikush që kontraktoi koronavirusin në valën e parë të pranverës mund të infektohet përsëri në pandeminë e dytë aktuale.

Nga ana tjetër, është zbuluar se ata që janë ri-infektuar me koronavirus mund të kenë një ngarkesë të lartë virale, pra nivele të larta të virusit në hundë dhe fyt, edhe nëse janë asimptomatike, gjë që i bën ata potencialisht më ngjitës të të tjerëve.

"Ri-infeksioni është mjaft i pazakontë, gjë që është një lajm i mirë. "Por kjo nuk do të thotë që dikush është i lirë të ecë pa maskë", tha imunologu i Universitetit të Pensilvanisë John Warry.

SIREN, i nisur në qershor nga stafi britanik i kujdesit shëndetësor, është studimi më i madh i koronavirusit për ri-infektimin në botë. 

Pjesëmarrësit i janë bërë analiza gjaku çdo dy deri në katër javë për antitrupa ndaj virusit SARS-CoV-2, si dhe teste molekulare PCR për të diagnostikuar koronavirusin.

Brenda pesë muajve, u gjetën 44 raste të mundshme të ri-infektimit, disa prej të cilave janë ende duke u vlerësuar. 

Vetëm 30% e 44 personave me një ri-infeksion të mundshëm kishin simptoma, krahasuar me 78% të atyre që ishin infektuar për herë të parë.

Aktualisht, studiuesit nuk kanë prova të mjaftueshme për të sugjeruar se kush mund të jetë më i rrezikuar nga një infeksion i përsëritur.

 Për imunitetin e fituar përmes vaksinimit, studimi do të ketë më shumë të dhëna më vonë gjatë vitit.

Studimi gjithashtu do të mbledhë më shumë të dhëna afatgjata për të hedhur dritë në pyetjen se sa zgjat imuniteti natyror, por gjithashtu në çfarë mase mbron nga llojet e reja, më ngjitëse të koronavirusit, siç është mutacioni "Britanik" B.1.1. .7. 

Imunologu George Cassiotis i Institutit të Kërkimeve të Creek në Londër tha "kjo është një çështje tjetër e hapur", pasi është e mundur që përgjigja imune ndaj një lloji të virusit të jetë më pak efektive se një variant tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco