Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 75 pacientë me koronavirus

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 75 pacientë me koronavirus

08:32, 12/01/2021

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 75 pacientë me coronavirus.

Në njoftimin e bërë nga Spitali i Pejës thuhet se 1 pacientë është në Respirator (CPAP), 46 pacientë janë në oksigjenoterapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjithashtu, në 24-orët e fundit nga coronavirusi janë shëruar 8 pacientë.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 197 paciente? kane? marre? trajtim emergjent she?ndete?sore?, dhe nga këta 20 paciente? jane? shtrire? pe?r trajtim te? me?tutjeshe?m.

“4 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se në 24-orët e fundit 325 paciente? kane? kryer analiza, qe? ne? total kane? be?re? 4,831 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco