Vaksinohet mjekja që kaloi Covid-in/ Pipero: Nuk është e nevojshme

Vaksinohet mjekja që kaloi Covid-in/ Pipero: Nuk është e nevojshme

21:21, 11/01/2021

Mjeku Pëllumb Pipero deklaroi sonte në Çim Peka LIVE se ai u vaksinua kundër koronavirusit pasi nuk e ka kaluar infeksionin.

“Nuk e kam kaluar Covid-19. Një person që e kalon koronavirusin dhe ka nivelin e mjaftueshëm të aplikojë vaksinën, nuk e ka të domosdoshme dhe as të nevojshme. Por vaksina nuk bën dëm. Nëse do e kisha kaluar Covid, do u lija radhën të tjerëve,” tha Pipero.

Por moderatori Çim Peka deklaroi se një nga gjashtë mjekët e vaksinuar sot, e ka kaluar infeksionin.

“Vaksinimi i një mjeku që e ka kaluar virusin, a është i ndershëm? A mos është kjo propagandë tipike e zotit Rama?” pyeti Peka.

Pipero tha se i qëndron deklarimeve të tij.

“Mjekja Entela Kolovani është vaksinuar sot, por ka deklaruar se e ka kaluar sëmundjen,” tha Peka, duke publikuar videon ku mjekja bën deklaratën se është infektuar me virusin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco