Covid-19/ 13 viktima dhe 104 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Covid-19/ 13 viktima dhe 104 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

19:00, 11/01/2021

13 viktima dhe 104 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se janë kryer 988 testime për raste të dyshuara si të infektuar me Covid.

Konkretisht kanë ndërruar jetë 13 pacientë, katër nga Shkupi, katër nga Prilepi, një nga Velesi, një nga Ohri, një nga Kavadari, një nga Probishtipi dhe një nga Negotina, të gjithë në kushte spitalore.

Nga ana tjetër 539 persona janë shëruar nga virusi. Numri i rasteve aktive në vendin fqinj është 15 970.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco