Video tronditëse: Viti i pandemisë në katër minuta

Video tronditëse: Viti i pandemisë në katër minuta

09:16, 23/12/2020

2020 padyshim ishte një vit ndryshe, pasi shënoi për njërëzimin një transformim rrënjësor të jetës së përditshme në çdo cep të globit.

Pandemia e COVID-19 vrau më shumë se 1.7 milion njerëz nga e gjithë bota duke lënë një shije tëper hidhur për të gjithë njerëzit anë mbanë botës.

Ky ishte një vit që solli humbje të qindra e mijëra familje dhe pritet të ketë ndikim negativ në jetën e njerëzve në vitet e ardhshme për shkak të efekteve shkatërruese të ekonomise dhe rritjes së pritur të papunësisë.

Të gjitha ngjarjet e ërrëta të këtij viti janë përmbledhur nga artisti zvicerian Cee-Roo në një video e cila u bë virale në 24 orët e fundit.

 Në klipin që ka mbledhur qindra mijëra shikime në platforma të ndryshme, ne shohim ngjarjet më të rëndësishme të 2020.

 Në video përfshihen pamje nga shpërthimi tronditës në Bejrut, trazirat në Amerikë dhe lëvizja Black Lives Matter , zjarret shkatërruese në pjesë të ndryshme të botës dhe dy "gjigandët" sportivë që kemi humbur. këtë vit: Coby Bryant , i cili vdiq tragjikisht në një përplasje aeroplani në Janar 2020 dhe Diego Maradona , i cili vdiq disa javë më parë pasi iu nënshtrua një operacioni të madh.

Rrjedha vdekjeprurëse e pandemisë paraqitet me skena të njëpasnjëshme duke filluar nga Wuhan dhe duke u përhapur në të gjithë botën. 

Rrugë të zbrazëta, njerëz të frikësuar, mjekë dhe infermier të dëshpëruar por edhe skena shprese, që shpaloseshin nëpër lagje.

Kjo është një video që me të vërtetë arrin të kapë brenda pak minutash emocionet tona të përziera për një vit që la një gjurmë të pashlyeshme tek ne, dhe që na ndikoi në mënyra që nuk shprehen me fjalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco