Covid-19 ‘pushton’ gjithë botën, infektohet dhe kontinenti i fundit

Covid-19 ‘pushton’ gjithë botën, infektohet dhe kontinenti i fundit

17:33, 22/12/2020

Tashmë, Covid-19 ka mbërritur edhe në kontinentin e Antarktidës.

Deri më sot kishte mbetur i paprekur nga virusi vdekjeprurës që ka ndryshuar mënyrën e jetesës në mbarë botën, por në ditët e fundit ushtria kiliane informoi se 36 anëtarë të personelit të saj ishin infektuar.

Sipas raportimeve, në stacionin kërkimor “Bernardo O’Higgins” kanë rezultuar të infektuar me Covid 36 anëtarë të personelit, ku 26 prej tyre janë ushtarak ndërsa 10 punonjës mirëmbajtje.

Lajmi erdhi vetëm 3 ditë pasi marina kiliane konfirmoi 3 raste të infektuarish në një anije që kishte dërguar ushqime dhe pajisje të tjera në stacionin kërkimore në kontinentin e largët.

Më këtë zhvillim të ri tashmë koronavirusi “ka pushtuar” të gjithë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco