‘Frika nga varianti i ri i Covid-19’/ BE thirrje vendeve anëtarë: Hiqni ndalimin e udhëtimit me Britaninë

‘Frika nga varianti i ri i Covid-19’/ BE thirrje vendeve anëtarë: Hiqni ndalimin e udhëtimit me Britaninë

17:17, 22/12/2020

Pas vendimit të një numri të madh vendesh evropiane për të pezulluar udhëtimet me Britaninë për shkak të shfaqjes së variantit të ri të Covid-19, një situatë e pazakontë është krijuar në shumë kufij dhe aeroporte të BE-së.

Komisioni Europian, të martën, doli me një rekomandim tjetër që iu kërkonte vendeve anëtarë të hiqnin masat dhe të lejonin rifillimin e udhëtimeve të nevojshme me Britaninë.

Por vendet e BE janë të lirë të vendosin vetë për rregullat në kufijt e tyre dhe për këtë arsye mund të ndjekin politikat e tyre të sigurisë.

Situata më e rënduar paraqitet në kufirin mes Britanisë dhe Francës në Kent dhe të dy vendet kanë nisur negociatat për t’i dhënë fundit ndërprerjes pasi mijëra kamionë janë bllokuar.

Në rekomandimin e KE thuhet se vendet anëtare duhet të shikojnë mundësinë të lejojnë udhëtimet nga Britania e Madhe me rregullat e tyre duke përfshirë testimet për koronavirus apo dhe karantinën.

Gjithashtu kërkohet që mjetet e transportit të mallrave duhet të mos pengohen të lëvizin të lirë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco