‘Ndalohen testet e shpejta në Britani’/ Media zbardh telefonatën e qeverisë: Ka shqetësime mbi…

‘Ndalohen testet e shpejta në Britani’/ Media zbardh telefonatën e qeverisë: Ka shqetësime mbi…

17:06, 22/12/2020

Në një vendim të fundit, qeveria britanike ka hequr dorë nga planet për të hapur qendrat e testimit të shpejtë për koronavirusin, në të gjithë vendin, gjatë Krishtlindjeve.

Sipas informacioneve për mediat, ky vendim vjen për shkak se ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për saktësinë e rezultateve të tyre.

“The Guardian” raporton se ministrat kishin planifikuar të kthenin një numër të vendeve ekzistuese të testimit, në qendra për testimet e shpejta, të cilat e japin rezultatin në 30 minuta, por ky plan u ndal javën e kaluar pas një telefonate që u shkëmbye midis qeverisë dhe drejtorëve të shëndetit publik, të cilët ngritën shqetësime mbi saktësinë.

Ky zhvillim është një goditje për planin e testimit masiv në vend, i cili synonte që të rriste numrin e testeve të kryera çdo ditë nga 430,000 në 10 milion deri në fillim të vitit të ardhshëm.

“The Guardian” ka mësuar se Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social (DHSC) ftoi drejtorët lokalë të shëndetit të shndërronin vendet e tyre ekzistuese të testimit të koronavirusit, në qendra të testimit të shpejtë, për të ndihmuar në lehtësimin e një rritje të mundshme të kërkesës gjatë Krishtlindjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco