Varianti i ri i koronavirusit/ Fauci: Nuk ka infromacione se është më vdekjeprurës

Varianti i ri i koronavirusit/ Fauci: Nuk ka infromacione se është më vdekjeprurës

12:33, 22/12/2020

Kreu i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse në SHBA, Anthony Fauci, ka thënë se varianti i ri i COVID-19 që është konfirmuar në shumë raste në Britani të Madhe, sigurisht se tashmë mund të jetë prezent edhe në Shtetet e Bashkuara

“Këtë duhet ta parashikonii, kur e shihni se është shpërndarë në vendet si Britania e Madhe. Ekzistojnë mutacione që po i shohim edhe në Afrikën e Jugut , e duke marrë parasysh udhëtimet që po ndodhin në mbarë botën, nuk do të befasohesha që tashmë ka mbërritur tek ne”, ka shtuar Fauci gjatë një bisede me gazetaren e PBC, Judy Ëoodraf.

Ai ka theksuar se është e mundur që varianti i ri i COVID-19 mund të gjendet në SHBA, dhe kjo do të ndodhë në momentin “që do të kërkohet”.

Fauci ka shpjeguar se duke marrë parasysh se coronavirusi i ri është pjesë e grupit RNK të viruseve që shpesh pësojnë mutacione, “shumica e mutacioneve nuk kanë ndonjë rol funksional dhe kjo do t’i mundësonte virusit një përhapje më të shpejtë”.

Ai ka ripërsëritur se deri më tani nuk është konfirmuar se varianti i ri nuk shkakton vdekjen më të madhe, dhe nuk ka ndonjë ndikim në efikasitetin e vaksinës që aktualisht po përdoret kundër COVID-19.

Epidemiologu amerikan është i mendimi se ndalimi i udhëtimeve në Britani të Madhe është e ngutshme, sepse nuk ka dëshmi të mjaftueshme që do të arsyetonin “mbylljen dhe ndalimin e udhëtimeve”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco