Bosi i Biontech: Vaksina jonë nuk i ka problem mutacionet

Bosi i Biontech: Vaksina jonë nuk i ka problem mutacionet

11:12, 22/12/2020

Bosi i kompanisë gjermane Biontech, Ugur Sahin, është i bindur se vaksina e tij do të funksionojë kundër mutacionit të ri të virusit që është shfaqur në Britani. Biontech ka prodhuar vaksinën e parë të certifikuar me gjigantin Pfizer.

“Ne e kemi testuar vaksinën kundër 20 varianteve të tjera me mutacione të virusit. Reagimi imunitar i gjeneruar nga vaksina gjithmonë i ka çaktivizuar të gjitha format e virusit”.

Virusi tani ka pësuar më shumë mutacione, thotë Sahin.

“Ne duhet ta testojmë edhe këtë. Do të duhen dy javë. Megjithatë jemi të bindur se nuk do e ndikojë ndjeshëm mekanizmin e veprimit”.

Sipas Sahin, antigjeni që përdoret nga vaksina e tyre përbëhet nga 1270 aminoacide.

Nëntë prej tyre kanë pësuar mutacion deri më tani, pra as një përqind. Por kjo nuk do të thotë se variacioni është i padëmshëm.

Ekspertët kanë paralajmëruar se edhe nëse virusi pëson mutacione të ndjeshme, siç ndodh në rastin e gripit, ata do e përditësojnë menjëherë vaksinën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco