Rrëqethëse: 13 vjeçi lë pas pamje të frikshme pas vdekjes brutale nga Covid-19

Rrëqethëse: 13 vjeçi lë pas pamje të frikshme pas vdekjes brutale nga Covid-19

13:11, 21/12/2020

Gjendja e 13 vjeçit u përkeqësua shumë shpejt pas infektimit dhe pas hemorragjisë së mushkërive dhe kollit, gjaku mbeti i spërkatur në muret e spitalit.

Nëna infermiere e djalit 13 vjeç që vdiq nga Covid-19 ka ndarë fotografi edhe historinë se si djali i saj humbi jetën në luftën me koronavirus, shkruan “DailyMail”.

Ajo ka treguar se si gjaku  i tij spërkati muret e dhomës së spitalit teksa ai kolliti sasi të mëdha të gjakut që u shkaktua nga hemorragjia e mushkërive që ai pati, transmeton lajmi.net.

Ajo e ndau këtë histori me botën që të paralajmëroj të gjithë se sa serioze është situata dhe se edhe fëmijët mund të vdesin nga Covid-19.

Peyton Baumgarth, kishte astmë dhe probleme me gjëndrat tiroide. Ai ndërroi jetë 6 ditë pasi u shfaqën simptomat e para.Image

Nëna e tij, Stephanie, e dërgoi të birin në spital dy ditë para vdekjes, pasi që gjendja e tij u rëndua papritur. Ai filloi të kishte koll shumë të rëndë dhe vdiq pasi mjekët nuk arritën t’i ngrijnë nivelet e oksigjenit në gjak.

Kur e dërguan djalin në spital, ata kuptuan se nivelet e oksigjenit në gjak ishin 44%, që është një nivel jashtëzakonisht i ulët sepse personat me nivel të oksigjenit nën 95% kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Pra, gjendja e tij ishte jashtëzakonisht e keqe. Ata filluan menjëherë trajtimin e djalit, por në momentet e fundit të jetës hemorragjia e brendshme ishte aq e rëndë sa duke kollitur ai spërkati të gjithë murin e dhomës së spitalit me gjak.

Edhe mjekët u shprehën se kjo kishte qenë një prej vdekjeve më brutale nga Covid-19 që ata kishin përjetuar deri më tani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco