25 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë po trajtohen në Spitalin e Pejës

25 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë po trajtohen në Spitalin e Pejës

08:43, 21/12/2020

121 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Nga spitali kanë njoftuar se 4 pacientë janë në respirator (CPAP) dhe 81 janë në oksigjenoterapi.

Kurse 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“121 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 81 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 1 Pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 547 paciente? kane? marre? trajtim emergjent she?ndete?sore?, dhe nga këta 71 paciente? jane? shtrire? pe?r trajtim te? me?tutjeshe?m.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco