VIDEOLAJM/ Bën vaksinën, infermierja 30-vjeçare shembet në tokë

VIDEOLAJM/ Bën vaksinën, infermierja 30-vjeçare shembet në tokë

20:43, 18/12/2020

Një infermiere në SHBA humbi ndjenjat dhe u shemb në tokë pasi bëri vaksinën e Pfizer kundër koronavirusit.

Ajo e bëri vaksinën live në televizion, çka nuk duket një zgjedhje e mirë. Tiffany Pontes Dover, 30 vjeç, nënë e dy fëmijëve, po fliste në TV kur nisën t’i merren mendtë.

“Më vjen keq, po më merren mendtë,” tha ajo përpara se të binte. Më vonë, ajo tha se e ka marrë veten dhe se kjo është diçka e zakonshme për të. “Më goditi krejt papritur,” tha ajo.

Kolegët e saj thanë se kjo nuk ka lidhje me vaksinën. Ata nuk shpjeguan se përse u zgjodh ajo që të bënte vaksinën LIVE kur dihej se ishte vulnerabël.

Sinkopa vazovagale është gjendja që krijohet nga humbja e ndjenjave për shkak të gjilpërave, dehidrimit apo urisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco