VIDEO/ I infektuar me Covid, Macron flet nga izolimi: S’ka arsye të besoi se kjo do shkojë keq…

VIDEO/ I infektuar me Covid, Macron flet nga izolimi: S’ka arsye të besoi se kjo do shkojë keq…

20:42, 18/12/2020

Për herë të parë pas infektimit me COVID-19, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka folur nga rezidenca zyrtare në Versajë ku do të qëndrojë deri sa të negativizohet.

Presidenti Macron thotë se deri më tani po bën mirë dhe ka disa simptoma momentalisht si kollë të thatë, lodhje e dhimbje koke.

Macron shton se po punon nga rezidenca për disa ccështje të rëndësishme si pandemia apo BREXIT, por me ritme të ngadalta.

‘’Doja t’ju siguroja se po bëj mirë. Unë kam të njëjtat simptoma si dje, veçanërisht lodhje, dhimbje koke, një kollë e thatë. Do të kthehem së shpejti. Nuk ka asnjë arsye për të besuar se kjo do të shkojë keq.

Unë jam duke punuar me një ritëm pak më të ngadaltë për shkak të virusit, por unë do të vazhdoj të përqendrohem në çështje me përparësi të lartë, të tilla si trajtimi ynë i epidemisë, ose, për shembull, dosja e Brexit”,- tha Macron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco