‘E pamundur që Shqipëria të nisë vaksinimin në shkurt’/ Flet Drejtori i Zhvillimit të vaksinës anti-Covid

‘E pamundur që Shqipëria të nisë vaksinimin në shkurt’/ Flet Drejtori i Zhvillimit të vaksinës anti-Covid

20:23, 18/12/2020

Virologu Dr. Arban Domi, i cili është drejtor i Departamentit për Zhvillimin e Vaksinave në firmën bioteknologjike GeoVax, pranë qytetit Atlanta në shtetin amerikan të Xhorxhas, ka treguar fazën ku ndodhet zhvillimi i kësaj vaksine. 

Në një intervistë në ‘ABC’, Domi deklaroi se tashmë vaksinat janë duke u testuar në kafshë dhe pas fundit të Janarit pritet rezultati përfundimtar.

Sipas tij, Shqipëria do të ketë fillimisht një numër të vogël dozash, duke përjashtuar mundësinë që në muajin Shkurt të nisë vaksinimi i të moshuarve, sikurse është premtuar nga autoritetet shëndetësore në vend.

Pjesë nga intervista:

Në çfarë faze është vaksina Geovax?

Për momentin jemi duke testuar tre vaksinat tona në kafshë. Në fund të janarit dhe në mes të shkurtit do kemi rezultat përfundimtare dhe do nisim testimet klinike.

Ju pretendoni të jeni një vaksinë me shumë sukses se Pfizer apo Modena?

Të jemi realistë përqindja 90 është e lartë dhe vështirë të shkohet më lart. Ne mendojnë të shkojmë të paktën në nivelin e tyre.

Ka filluar lidhja e kontratave me qeveritë?

Në përgjithësi kontratat lidhen kur je në testet klinike. Nëse ka shtete që duan mund ta bëjnë edhe më përpara. Ne po punojmë me disa vende në Europë dhe disa shtete të tjera në Azi.

Është lajmëruar që vendet e varfra mund të mbeten pa vaksinë deri në vitin 2024. A do ndryshojë gjë futja juaj në treg?

Ne duhet të jemi të sigurt për suksesin e vaksinës. Vendet si Shqipëria mund të kenë një numër të vogël në fund të semestrit të dytë.  Duhet të jemi realistë. 1.5 mln doza është e pamundur. Pyetja e parë është kur do fillojë vaksinimi. Rëndësi ka sa doza do të vijnë. Do ketë disa doza në muajin Janar dhe në Shkurt do të jenë simbolike. Do jenë në formë ndihmash dhe jo kontratash. Vaksinimi i pensionistëve është i pamundur të nisë në muajin Shkurt.

Si funksionon lidhja e kontratave me qeveritë?

Nga informacioni që kam kontrata që ka Shqipëria është me COVAX. Ajo ka parakontrata me shumë kompani. Astrazenica është njëra prej tyre. Asnjë nga kompanitë që ajo që ka një parakontratë nuk kanë shenja për shpërndarje para tremujorit të tretë të vitit të ardhshëm. Edhe në atë kohë do të jenë numra të kufizuar. Prodhimi mujor është më i rëndësishmi

Nëse vaksinohemi në tre mujorin e parë të 2021 kur i marrin efektet?

Pas vaksinimit të dytë, pas dy tre javësh fillon mbrojtja.

Njerëz në botë kanë pasur reaksione. Duhet të kemi frikë?

Për momentet nuk duhet të kemi. Efektet për momentin janë afatshkurtra. Efektet afatgjata nuk mund t’i shohim ende pasi duhet më shumë se një vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco