Sërish shifra të larta/ 916 raste dhe 96 viktima nga Covid-19 në Greqi

Sërish shifra të larta/ 916 raste dhe 96 viktima nga Covid-19 në Greqi

18:34, 18/12/2020

Për sa i përket infektimeve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19, Greqia vijon të regjistrojë shifra të larta.

Ditën e sotme, autoritetet shëndetësore njoftuan për 916 raste të reja të Covid-19, një numër më i ulët se 1,155 i regjistruar një ditë më parë, nga të cilat 8 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Në të njëjtën kohë, sipas informacionit të EODY, 527 pacientë janë të intubuar në ICU, ndërsa 797 pacientë janë liruar nga ICU.

Ndërsa janë regjistruar edhe 96 vdekje të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar në total numrin e viktimave në 4044.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco