Itali/ Shifrat e Covid mbeten konstante, 10 ditë mbyllje totale për festat

Itali/ Shifrat e Covid mbeten konstante, 10 ditë mbyllje totale për festat

18:17, 18/12/2020

Në 24 orët e fundit, autoritetet italiane deklaruan 17 992 raste të reja dhe 674 viktima nga Covid-19.

Veneto mbetet sërish rajoni më i goditur në ditët e fundit, me 4211 të infektuar, më tej vjen Lombardia (2744) dhe Emilja Romanja (1745).

Ndërkohë, pas shumë debatesh, duket se brenda qeverisë është miratuar linja e rreptësisë për sa i përket masave për fundvitin.

Italia do të përjetojë një karantinë totale për 10 ditë, dhe 4 të mbylljeve të pjesshme.

Kufizime do te ketë edhe në numrin e personave që mund të ftohen në shtëpi për festat, jo më shumë se 2 të rritur, ndërkohë që nuk do të ketë kufizim për fëmijët nën 14 vjeç.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco